Presidenti kritikon Specialen: Ma prenë rrugën, publikimi i aktakuzës së pakonfirmuar bombë mediatike dhe skandal i madh

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka kritikuar Gjykatën Speciale që zgjodhi publikimin e propozim-aktakuzës në kohën kur ai ishte nisur drejt Shtëpisë së Bardhë në vizitën e planifikuar më 27 qershor në Uashington.

“Nuk e di a ishte rastësi apo ishte intrigë që – në mes të rrugës drejt Shtëpisë së Bardhë – doli njoftimi për një aktakuzë të pakonfirmuar. A thua ky do të jetë çmimi i fundit që duhet paguar për lirinë e Kosovës? Rrugën ma prenë”, tha Thaçi nw adresimin e parw para qytetarëve.

I pari i shtetit të Kosovës mendon se publikimi i aktakuzës së pakonfirmuar ishte linçim publik dhe skandal i madh.

“Në praktikën e drejtësisë në botën e qytetëruar, lajmërimi publik i një aktakuze ende të pa miratuar nga trupi gjyqësor, është një skandal i madh. Asnjë krim i supozuar apo edhe i kryer nga kushdo, nuk e justifikon linçimin publik”, theksoi ai.