Polonia sot voton për presidentin e ri të vendit

Sot në orën 07.00 sipas orës së Polonisë qytetarët Polak u dyndën drejt kutive të votimit për të votuar në zgjedhjet presidenciale për Presidentin e ri të vendit, transmeton KP.

Polonia me një popullsi prej rreth 38 milion njerëz, ata sot filluan të votojnë për të përcaktuar presidentin në zgjedhjet ku garuan 11 kandidatë. Procesi i votimit, i cili fillon në 07:00 me kohën lokale, do të vazhdojë deri në orën 21:00,

Në rast se kandidatët nuk mund të kalojnë 50 përqind të votave në zgjedhjet e sotme, një raund i dytë do të mbahet më 12 korrik.

Sipas hulumtimit të fundit publik në vend, deri 42 përqind do te merr Andrzej Duda, i mbështetur nga Partia Konservatore dhe e Drejtësisë (PIS), dhe kryetari i kryeqytetit, Varshavës Rafal Trzaskowski, i mbështetur nga Platforma Qytetare (PO) e formuar nga e majta liberale, morën 28 përqind.