Nesër pritet shpallja e gjendjes së jashtëzakonshme në Beograd dhe Vranjë

Në mbledhjen e së hënës në 10 të mëngjesit, do të propozohen masa të reja, si kufizimi i punës së klubeve të natës, shtyrja e mbrëmjeve të maturës dhe ndalohimi i tubimeve me më shumë se 100 persona në ammbiente të mbyllura.

Gjendja e jashtëzakonshme ka shumë mundësi të shpallet nesër për Beogradin dhe Vranjën për shkak të përkeqësimit të situatës epidemiologjike. ”Kurir” ka mësuar nga një prej anëtarëve të shtabit të krizave, njofton Ministria e Lajmeve.

Sipas të njëjtit burim, do të kërkohet që numri i personave në ambiente të mbyllura të jetë i kufizuar në 100, ndërsa të gjitha netët e festimeve të maturës dhe festime të ngjashme të shtyhen.
Nëse të gjithë anëtarët e këtij organi të Qeverisë së Serbisë bien dakord, pritet që puna e ambienteve të hotelerisë, klubet e natës, ndoshta edhe puna në objektet e tjera ku mblidhen një numër i madh i të rinjve do të kufizohet në mënyrë që të parandalohet përhapja e virusit në mes tyre, njofton Ministria e Lajmeve.