SHBA-ja izolon tri shtete pas ringritjes së rasteve

(REUTERS) – Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar shifrën më të lartë ditore të infektimeve me koronavirus. Në 24 orëve të fundit, janë konfirmuar 40 mijë raste me koronavirus. Ngritja e madhe e rasteve ka shtyrë shtetet e Teksasit, Floridës dhe Arizonës që të ndalin planin e rihapjes së ekonomive. Rekordi ditor ishte arritur më 24 prill kur në SHBA u konfirmuan 36 mijë e 400 raste me koronavirus. Numri total i rasteve të konfirmuara në SHBA ka arritur në 2.4 milionë. Deri më tani kanë vdekur 122 mijë persona, më shumë se çdo vend tjetër të botës.

Zyrtarët shëndetësorë kanë vlerësuar se numri i saktë i rasteve është dhjetë herë më i lartë sesa është raportuar. Zyrtarët shëndetësorë në SHBA vlerësojnë se numri real i rasteve ka të ngjarë të jetë dhjetë herë më i lartë se shifra e raportuar.

“Llogaritja jonë më e mirë është se për çdo rast që është raportuar kanë qenë edhe dhjetë të infektuar të tjerë”, tha drejtori i Qendrës për Kontrollin e Sëmundjeve në SHBA, Robert Redfield. Ai tha se 5-8 për qind e popullsisë i është ekspozuar virusit dhe u bëri thirrje amerikanëve që të mbajnë distancën fizike, të vendosin maska dhe të lajnë duart. Parashikimet e Universitetit të Uashingtonit janë që numri i viktimave në SHBA të arrijë deri në 180,000 deri në tetor, ose në 146,000 nëse amerikanët mbajnë maska. Në gjithë botën, koronavirusi ka prekur mbi 9.6 milionë njerëz. Prej tyre, mbi 4.8 milionë janë shëruar, ndërsa afro 490,000 kanë vdekur.