Nga 1 korriku do të fillojnë fluturimet edhe në Aeroportin e Shkupit dhe atë të Ohrit

Nga 1 korriku do të fillojnë fluturimet edhe në Aeroportin e Shkupit dhe atë të Ohrit. Përfaqësuesit e TAV Maqedoni prezantuan protokollin për udhëtime, në të cilat thuhet se udhëtarët duhet të arrijnë në aeroport së paku tre orë para fluturimit, të mbajnë maska gjithë kohës, të ruajnë distancën fizike dhe në shkallë të lartë të mbajnë higjienën personale. Ndërsa do të funksionojë vetëm “Hyrja C” për udhëtime.