Ziadin Sela: Shqiptarët dëshmuan fuqinë e tyre, duke u bërë arsyeja e fitores së Alternativës Demokratike Shqiptare në Serbi!

Ziadin Sela deputet në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut si dhe kryetar i partisë Aleanca për Shqiptarët, ka uruar 4 deputetët shqiptarë të cilët sipas rezultateve preleminare, lista unifikuese e shqiptarëve të Luginës së Preshevës ka siguruar 4 ulëse në parlamentin e Serbisë, përcjell Ministria Lajmeve.

Z.Sela përmes një postimi në FB ka deklaruar se shqiptarët dëshmuan fuqinë e tyre, duke u bërë arsyeja e fitores së Alternativës Demokratike Shqiptare në Serbi.

Tutje ai është shprehur se sot shqiptarët dëshmuan se të bashkuar mund t’ia dalim gjithmonë.

Postimi i plotë :

Sot shqiptarët dëshmuan fuqinë e tyre, duke u bërë arsyeja e fitores së Alternativës Demokratike Shqiptare në Serbi! Sot shqiptarët dëshmuan se të bashkuar mund t’ia dalim gjithmonë. Uroj që 4 deputetët shqiptar t’i përfaqësojnë shqiptarët e Luginës denjësisht dhe sy pa trembur të luftojnë për të drejtat e tyre.
Urime Luginës. Urime Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit!
Me respekt, Ziadin Sela.