Vitia: Nga nesër do të hapen edhe kufijtë tokësorë

Në mbledhjen e mbajtur sot të Qeverisë së Kosovës janë marr disa , duke u shfuqizuar shumica e vendimeve të marra për pandeminë.

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka deklaruar se nesër hapen kufijtë tokësorë, por jo të gjithë.

Vitia theksoi se kufijtë tokësorë të cilët do të hapen prej nesër janë: Merdare, Vërmicë, Hani i Elezit, Jarinje dhe Dheu i Bardhë

“Këto masa do të vlejnë njësoj për të gjithë qytetarët dhe të gjithë ata që hyjnë në territorin e Kosovës, obligohen t’i nënshtrohen kontrolleve të ekipeve mjekësorë të QKMF-ve në pikat kufitare dhe ti respektojnë masat mbrojtëse. Të gjithë ata që hyjnë në Kosovë dhe posedojnë rezultate negative nga testimi nuk i nënshtrohen vetizolimit, por ata që nuk kanë rezultatet si këto në teste brenda 4 ditëve vetizolohen. Kjo masë do të vazhdojë deri më 20 qershor, ku do të bëhet edhe një rivlerësim i situatës dhe do të vlerësohen edhe hyrje-daljet në Kosovë”, tha Vitia.