Ndalohen aterimet e aeroplanëve “Montenegro Airlines” në aeroportin e Beogradit

Serbia ka vendosur masa reciprociteti me Malin e Zi. Drejtorati i Aviacionit Civil, në bazë të reciprocitetit, miratoi një masë që ndalon uljen e aeroplanit “Montenegro Airlines” në aeroportin “Nikola Tesla” të Beogradit, ka mësuar “Blic” jozyrtarisht, raporton Ministria e Lajmeve.

Më parë, Qeveria e Malit të Zi mori një vendim për hapjen e kufijve të vendit të saj me nëntë shtete, ndër të cilat nuk bënte pjesë Serbia.

Siç mësohet nga mediat serbe, një aeroplan “Montenegro Airlines” me 115 studentë malazezë sapo është ulur në aeroportin e Beogradit. Pasi që vendimi i Drejtorisë vlen nga nesër, studentët do të mund të qëndrojnë në Serbi.