Hakerët zbulojnë kodin i cili hap çdo iPhone

Një ekip i njohur i hakerëve të iPhone kanë publikuar një vegël të re e cila e hap çdo iPhone, edhe modelet më të reja të cilat funksionojnë me programin më të ri iOS 13.5.

Për derisa Apple ka pasur qasjen e “murit” sa i përket iPhone-it, duke lejuar vetëm aplikacione dhe ndryshime të cilat kjo kompani i aprovon, hakerët janë përpjekur që të thyejnë atë që e quajnë “burg”. Hakerët e kanë bërë këtë duke gjetur dobësi në iOS me anë të cilës mund të hynë në disa nga shumë kufizimet të cilat Apple i ka vendosur për të parandaluar qasjen në softuer.

Apple thotë se e bën këtë gjë për siguri. Por, hakerët thonë se mënjanimi i këtyre kufizimeve i lejon që të konfigurojnë iPhone-t e tyre më shumë se zakonisht, ashtu si janë mësuar të bëjnë përdoruesit e Android-it, transmeton KOHA.

Ky hakim, i publikuar nga ekipi “unc0ver”, i përkrahë të gjitha modelet e iPhone të cilat përdorin iOS 11 dhe përmbi, përfshirë edhe iOS 13.5 të cilin Apple e lëshoi këtë javë.

Detajet e dobësisë në sistem të cilët hakerët e përdorën për të ndërtuar kodet ende nuk dihen, por nuk pritet që kjo të zgjasë përgjithmonë. Njëjtë si hakerët, ashtu edhe Apple punon shpejtë për t’i rregulluar çarjet në sistem.

Ky hakim vjen në kohën kur imazhi i fuqishëm që ka Apple sa i përket sigurisë është duke u dobësuar. Javën e kaluar Zerodioum, ndërmjetësues i cili shfrytëzon dhe shet dobësitë në sisteme të kompanive të ndryshme, tha se nuk do të blen më dobësi në sistemin e iPhone ngase kishte shumë të tilla.

Motherboard raportoi javën që shkoi se hakerët kishin futur duart në versionin ende të pa publikuar të iOS14 para disa muajve, shkruan Techcrunch.