Thaçi: Ëndërroj që Presheva, Medvegja e Bujanoci t’i bashkohen Kosovës

Presidenti i Kosovës ka përsëritur dëshirën për t’a bashkuar Luginën e shqiptarëve të Preshevës me Kosovën.

“Ëndërroj që Presheva, Medvegja e Bujanoci të përshihen pa u cenuar integriteti territorial i Republikës së Kosovës’’, ka thënë ai në Klan Kosova.

‘’Kush flet për shkëmbim e bën për konsum të brendshëm, pasi kjo nuk është folur asnjëherë, e as më pak në Uashington’’- ka shtuar presidenti Thaçi.