Seanca e Kuvendit Komunal në Preshevë, është caktuar të mbahet të mërkurën

Gjatë ditës së sotme është shpërndarë materjali i pregatitur për seancën e dytë të Kuvendit Komunal, seancë e thirrur për të mërkuren më 27.05.2020 në orën 10:00.

Seanca e II-të të Kuvendit Komunal të Preshevës për pika të rendit të ditës ka vetëm katër pika:

  1. Raporti i punës së Shtabit komunal për gjendje të jashtëzakonshme gjatë periudhës në epideminë Covid19 nga data 11.03. deri më 06.05.2020 në territorin e komunës së Preshevës
  2. Propozim Vendim për llogarinë përfundimtare të Komunës së Preshevës për vitin 2019
  3. Propozim Vendim për rishikimin e buxhetit të komunës së Preshevës për vitin 2020
  4. Pyetjet e këshilltarëve