Tepavçeviq: Nga nesër ndërpritet karantinimi edhe ata që tanimë janë në izolim pas hyrjes së tyre në Serbi

Izolimi 14 ditor i të gjithë personave që kanë hyrë deri më tani në Serbi, sipas vendimit të mëparshëm për të gjithë ata që nuk kishin bërë testin PCR, do të ndërpritet prej nesër, deklaroi Dr Darija Tepavçeviq, epidemiologe dhe anëtar i Shtabit të Krizave të Qeverisë serbe për lunftën kundër CoVid19, transmeton Ministria e Lajmeve.

Ata që kanë hyrë në vend deri më tani, dhe janë në izolim për 14 ditë nga momenti i hyrjes, ju ndërpritet izolimi.

Në të njëjtën kohë, siç shpjegoi ajo, përfundimi i përgjithshëm është se situata epidemiologjike në Serbi është e qëndrueshme dhe se tendenca e zvogëlimit të përhapjes së viruseve në të gjitha rajonet vazhdon.