KKSH iniciativë për ti shshpërblyer mësimdhënësit e përfshirë në platformën e mësimit në distancë

Këshilli Kombëtar Shqiptar me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Zhvillimit Teknologjik është duke shqyrtuar mundësitë për të shpërblyer mësimdhënësit e përfshirë në platformën e mësimit në distancë, ka paralajmruar z.Mustafa.

Me qëllim të përfitimit të një pasqyre të plotë për intensitetin e mësimit në distancë, dhe në mënyrë që të sigurohet mbështetje për mësuesit që përmes pjesëmarrjes së tyre në video-regjistrimin e njësive mësimore, avokuan në mënyrë aktive më shumë se të tjerët KKSH-ë është në komunikim me MAShZhT-ën

KKSH-ë deri më tash ka bërë përmbledhjen e të dhëna për mësimdhënësit që kanë qenë pjesë e platformës së mësimin në distancë dhe ka përpiluar raportet përkatëse.

Janë video-regjistruar 324 njësi mësimore nga 63 mësimdhënës, punëtor të 12 shkollave ne Luginën e Preshevës.