Alfred Lela heq pantallonat live para Ramës, i tregon plagët që mori nga dhuna e policisë

Gazetari dhe analisti i mirënjohur, Alfred Lela, është zhveshur live në emision për t’i treguar kryeministrit Edi Rama se është dhunuar në protestën për mbrojtjen e Teatrit Kombëtar.

Episodi i pazakontë ndodhi mbrëmjen e sotme në emisionin “Real Story”, ku Rama dhe Lela ishin të ftuar në të njëjtën studio.

Gazetari hoqi pantallonat për t’i treguar shenjat që mori në gjymtyrë nga tërheqja zvarrë e tij nga forcat e rendit, pasi kryeministri sërish me paturpësinë më të madhe tha se nuk ka pasur dhunë në protestë nga policia.

Ai ia tha në sy Ramës se po e dhunon për herë të tretë duke mohuar dhunën e policisë të ushtruar gjatë protestës, ndërsa shtoi se është goditur me shkelma.