Restoranti që krijoi “tavolinat e distancës sociale”

Një restorant në Maryland ka gjetur një mënyrë inovative për t’u siguruar që klientët ruajnë 2 metra largësi nga njëri-tjetri.

‘Fish Tales’ publikoi në rrjete sociale ‘tavolinat e distancës sociale’ që ka krijuar. Tavolinat janë me rrota dhe kanë një formë rrethore, ku klienti qëndron në qendër. I rrethuar nga goma ai nuk mund të jetë më pak se dy metra afër me persona të tjerë.

Tashmë restoranti ka krijuar 10 tavolina të tilla, por ideja është bërë aq virale sa nuk do të jetë shumë vonë para se dhe të tjerë ta kopjojnë atë.