Nga 16 Maji testin e CoVid19 mund ta bëni edhe me kërkesë personale

Qytetarët e rrethit të Vranjës dhe Pçinjës do të jenë në gjendje të kryejnë testimin e CoVid19 me kërkesën e tyre personale në Institutin e Shëndetit Publik nga data 16 maj, kjo është bërë e ditur nga ky institucion shëndetësor, njofton Instituti i Shëndetit Publik Vranjë, transmeton Ministria e Lajmeve.

Kusht për të bërë testin CoVid19 të është paraqitja e një kërkese personale, ku formulari i kësaj kërkese mund të gjendet në faqen e internetit të IShPV’së, dhe një pagese prej 6,000 dinarë si dhe një kartë identiteti.

Tarifa për testin mund të paguhet në zyrën e arkave të IShPV’së ose në llogarinë rrjedhëse të institucionit nr. 840-269667-10, duke shënuar “pagesa për test COVID-19”.

Qytetarët do të jenë në gjendje t’i nënshtrohen testimit çdo ditë pune nga ora 9 e mëngjesit deri në ora 21:00 , ndërsa të Shtunave dhe të Dielave nga 9 e mëngjesit deri në ora 3 pasdite.