Zyrtare: Bundesliga rikthehet me 15 Maj

Qeveria gjermane ka dhënë dritën e gjelbër dhe loja mund të fillojë.

Përderisa u përfol se përkundër gatishmërisë së skuadrave dhe federatës, futbolli në Gjermani do ta kishte të pamundur të rikthehej para 22 Majit, përcjell GB. Megjithatë, një takim i orës 10:00 të ditës së sotme mes kancelares Angela Merkel dhe përfaqësuesit e shteteve brenda Gjermanisë, u arrit marrëveshja që në mesin e shumë aktiviteteve të parapara për t’iu kthyer normalitetit, është edhe kampionati.

Autoritetet tjera relevante janë pajtuar me këtë konstatim, andaj tashmë na mbetet të presim edhe nëntë ditë të tjera, që do të thotë se vetëm edhe një fundjavë do ta kalojmë pa futbollin evropian, kurse nga ajo e radhës, ethet e sportit më të popullarizuar në rruzull, do të kthehen edhe në kontinentin e vjetër.