Merkel shpall “Strategjinë e daljes”: Shkollat hapen më 4 maj

Gjermania ka vendosur zbutjen e një pjese të masave të shpallura më parë për luftimin e koronavirusit, njofton Agjencia e lajmeve DPA.

Kancelarja Angela Merkel e ka njoftuar këtë vendim në një paraqitje të drejtpërdrejtë para mediave në orët e para të mbrëmjes së sotme.

Kjo paraqitje ishte paralajmëruar gjatë ditës së sotme si prezantim i strategjisë së daljes graduale të Gjermanisë nga kriza e koronavirusit.

Nga e hëna që vjen, (20 prill) dyqanet që kanë sipërfaqe shitjeje deri në 800 metra katrorë do të rihapen, duke plotësuar disa kushte, transmeton albinfo.ch. Ndërsa floktarët do të hapin lokalet e tyre, duke filluar nga 4 maji.

Sipas kancelares Merkel, kufizimet e kontaktit në hapësira publike me një distancë minimale prej 1.5 metrash do të vazhdojnë të mbeten në fuqi për momentin.

Sipas kancelares Merkel, kufizimet e kontaktit në hapësira publike me një distancë minimale prej 1.5 metrash do të vazhdojnë të mbeten në fuqi për momentin.

Nga 4 maji, shkollat gradualisht do të rihapen. Megjithatë, aktivitetet e mëdha publike si ato kulturore, sportive e fetare, nuk do të lejohen deri në fund të gushtit.