Policia izraelite mbyll klinikën që bënte teste të COVID-19 për palestinezët

Policia izraelite mbylli një klinikë në Kudsin Lindor të pushtuar që zhvillonte testime të koronavirusit të ri (COVID-19) për palestinezët, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacionit të marrë nga burimet lokale, klinika mbrëmë është bastisur nga policia izraelite.

Pas bastisjes policia mbylli klinikën, ndërsa u arrestuan edhe katër aktivistë palestinezë.

Policia izraelite nuk dha ndonjë sqarim lidhje me incidentin, ndërsa gazeta Haaretz, shkroi se klinika në fjalë është mbyllur për arsye se kitet për teste të COVID-19 janë siguruar nga administrata palestineze.

“Administrata izraelite nuk na ndihmon. Nuk lejon që as të marrim ndihmë nga të tjerët”, tha një banor për Haaretz.

Administrata palestineze akuzon Izraelin se fsheh rastet me COVID-19 në Kudsin Lindor të pushtuar.

Ministria Izraelite nuk jep informacion të qartë rreth rasteve në Kudsin Lindor, ndërsa nga ana tjetër administrata palestineze kishte njoftuar për 41 raste.