Arifi: Në Preshevë situata është stabile, deri më tani s’kemi asnjë qytetarë të infektuar me Covid-19

Kryetari i komunës së Preshevës Shqiprim Arifi përmes një video-mesazhi iu është drejtuar qytetarëve rreth situatës aktuale që ka shkaktuar virusi Covid-19, transmeton Ministria Lajmeve.

Ai është shprehur se situata aktualisht është stabile si dhe deri më tani nuk ka asnjë person të infektuar me koronavirus në komunën e Preshevës. Po ashtu ka falënderuar të gjitha institucionet relevante të cilat janë treguar tejet bashkëpunuese dhe aktive në parandalim e virusit Covid-19.

Arifi tutje ka deklaruar se edhe pse Presheva deri më sot nuk është “goditur” nga virusi Covid-19, ende është herët, sepse ai konsideroi se tani është vala e krizës më të madhe, dhe është herët të flasim si do të përfundojmë deri në fund të kësaj situate.

I pari i komunës vlerëson se me masat që janë marrur nga Shtabi për situata të jashtëzakonshme dhe nga Qeveria japin një shpresë që kjo krizë do të kalojë pa të infektuar, po ashtu i ka bërë thirrje qytetarëvë që të vazhdojnë edhe më tutje të jenë të diciplinuar mos të krijonë panik por vetëm kujdes.

“Duke parë zhvillimet globale rreth situatës së krijuar nga pandemija, përkatësisht vendet evropiane të cilat kanë dhënë sinjale pozitive dhe optimiste, kjo tregon se do ta kalojmë këtë krizë më shpejt saqë është menduar” është shprehur Arifi.