Pija që forcon imunitetin tuaj

Ne po ju sjellim një recetë të freskët me portokall, karotë dhe xhinxher për ju. Kjo pije magjike forcon imunitetin dhe e mban trupin tuaj shumë në formë. Bashkimi i këtyre 3 përbërësve është një burim i madh i vitaminës C dhe A.

Ky lëng përmban dhe folat ose vitaminën B-9 që ndihmon në metabolizmin e acideve nukleike dhe amino acideve, përbërës që janë pjesë e ADN-së dhe proteinës.

Gjatë periudhës së dimrit, ku janë nëpër këmbë viroza të shumta, ky lëng është një ilaç natyral i pazëvendësueshëm.

Receta e lëngut magjik

Përbërësit:

7 portokall

4 karrota

2 copa xhinxher

Udhëzime:

Pritini portokallet dhe karotat dhe hidhini në blender, hiqni lëkurën e xhinxherit dhe grijeni edhe atë në bleder. Pasi ta kini lënë rreth një minuta në blender, kullojeni atë me një sitë shumë të imët dhe më pas futeni në frigorifer të ftohet.