Pensionistëve u lejohet të dalin të premten nga ora 4 deri ora 7 e mëngjesit

Në Serbi ndryshon orari për pensionistët, në vend të ditës së shtune, tani ata mund të bëjnë blerjet e tyre ditën e premte. Pra qytetarët mbi 65 vjeç do të lejohen të bëjnë blerjet e tyre të premten nga ora 4 deri ora 7 e mëngjesit, raporton b92, transmeton Ministria e Lajmeve

Pensionistët javën e kaluar pazarin kishin mundësi ta bënin të shtunën nga ora 4-7 e mëngjesit ndërsa me masat e reja do të jetë dita e premte e rezervuar për të moshuarit mbi 65 vjeç.

Ju rikujtojmë ashtu siç ishte raportuar sot, ora policore këtë vikend do të jetë më e gjata deri tani, plot 60 orë, duke filluar nga dita e Premte ora 17 deri të hënën ora 5 e mëngjesit.