Martin Shkreli kërkon 3 muaj lirim nga burgu për të zbuluar ilaçin kundër koronavirusit

Biznesmeni amerikan Martin Shkreli, i cili në 2018 bëri bujë për shkak të rritjes prej tij shumëfish e çmimit të një ilaçi mjaft të kërkuar, kërkon të lirohet nga burgu me pretendimin se mund të ndihmojë në përgatitjen e ilaçit kundër koronavirusit.

37-vjeçari në Brooklyn nga prindërit emigrantë me origjinë shqiptare u dënua pasi u akuzua për vjedhjen e 11 milionë dollarë aksione të kompanisë së tij si dhe për shitjen e një ilaçi të quajtur Daraprim nga 13.50 dollarë një pilulë në 750 dollarë. Ai në fakt duhet të lirohet nga burgu në 2023.

Kërkesa e tij e lirimit e përbërë nga 11 faqe është publikuar nga “Prospero Pharma,” një kompani që Shkreli bashkëthemeloi në 2015.

Kjo kompani ishte objekt hetimi në 2019 pasi u akuzua se kishte krijuar pikërisht me qëllim që të mundte kompaninë “Retrophin” nga e cila Shkreli ishte shkarkuar

Në dokument ai thotë se nuk do që të lirohet për përfitime personale por se ai ka qenë një sipërmarrës i dy kompanive farmaceutike dhe mund të ofrojë një pasqyrë të vlefshme për zhvillimin e një trajtimi kundër koronavirusit.

Në kërkesën e lirisë së tij ai thotë se do të asistojë në një grup kërkimor për ilaçin kundër COVID-19 për një periudhë 3 mujore dhe se lirimi i tij pas periudhës së COVID nuk është zgjidhje.

Kush është Martin Shkreli

Martin Shkreli lindur në Brooklyn nga prindërit emigrantë me origjinë shqiptare u bë i njohur në të gjithë vendin pas themelimit të “Turing Pharmaceuticals”, me blerjen e ilaçit që trajton infeksionet parazitare “Daraprim” dhe duke rritur çmimin e tij në 5 mijë për qind, ose 750 dollarë për pilulë.

Ky veprim shkaktoi kritika të aktivistëve dhe ligjvënësve. Në dhjetor 2015-s Martin Shkreli u akuzua për mashtrim lidhur me dy fonde investimesh dhe një kompani farmaceutike që kishte themeluar vite përpara “Turingut”.

Në fund ai u dënua për mashtrim investitorësh, duke u dërguar atyre deklarata të rreme mbi llogaritë bankare, fshehje të humbjeve në shuma të mëdha si dhe për makinacione lidhur me çmimin e aksioneve të kompanisë farmaceutike, “Retrophin Inc”.

Përveç dënimit me burg, Shkreli u urdhërua të paguajë dhe një shumë prej rreth 7 milionë dollarësh. (Pjesa e fundit e shkrimit është marrë nga Zeri Amerikës 28 qershor 2019).