“Izraeli përdor pandeminë për aneksimin e territoreve palestineze”

Liga Arabe theksoi se Izraeli përdor pandeminë e koronavirusit të ri (COVID-19) për të aneksuar territoret palestineze dhe për të zgjeruar Liga Arabe theksoi se Izraeli përdor pandeminë e koronavirusit të ri (COVID-19) për të aneksuar territoret palestineze dhe për të zgjeruar ndërtimet e vendbanimeve hebreje, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Liga Arabe njoftohet se sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe, Ahmed Abul Gheit, zhvilloi një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të Komitetit Ekzekutiv të Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO), Saeb Erekat. Biseda dypalëshe u përqendrua mbi çështjen e kthimit të pandemisë nga Izraeli në një mundësi për të aneksuar territoret e okupuara palestineze.

“Izraeli, përdor situatën e jashtëzakonshme me përmasa globale në luftën kundër koronavirusit, për të zgjeruar njësitë e vendbanimeve dhe kryesisht për të imponuar një situatë ‘de facto’ kryesisht në Kudsin Lindor dhe përreth tij”, thuhet në deklaratën e Ligës Arabe.

Ndër të tjera në deklaratë bëhet e ditur se përpjekja e Izraelit për të zbatuar planin e aneksimit të territoreve palestineze nën okupim do të nënkuptojë “luajtjen me zjarrin” dhe “trazirën e situatës” në një kohë kur e gjithë bota energjinë e saj duhet ta përqendrojë në luftën kundër pandemisë.

Të hënën lideri i aleancës “Kaltër dhe Bardhë” Benny Gantz dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ranë dakord për aneksimin në muajin korrik të Luginës së Jordanit dhe Bregut Perëndimor, si pjesë e negociatave për “qeverinë e unitetit” e cila pritet të formohet në vend.ndërtimet e vendbanimeve hebreje, transmeton Anadolu Agency (AA).

Në një deklaratë me shkrim nga Liga Arabe njoftohet se sekretari i përgjithshëm i Ligës Arabe, Ahmed Abul Gheit, zhvilloi një bisedë telefonike me Sekretarin e Përgjithshëm të Komitetit Ekzekutiv të Organizatës për Çlirimin e Palestinës (PLO), Saeb Erekat. Biseda dypalëshe u përqendrua mbi çështjen e kthimit të pandemisë nga Izraeli në një mundësi për të aneksuar territoret e okupuara palestineze.
“Izraeli, përdor situatën e jashtëzakonshme me përmasa globale në luftën kundër koronavirusit, për të zgjeruar njësitë e vendbanimeve dhe kryesisht për të imponuar një situatë ‘de facto’ kryesisht në Kudsin Lindor dhe përreth tij”, thuhet në deklaratën e Ligës Arabe.
Ndër të tjera në deklaratë bëhet e ditur se përpjekja e Izraelit për të zbatuar planin e aneksimit të territoreve palestineze nën okupim do të nënkuptojë “luajtjen me zjarrin” dhe “trazirën e situatës” në një kohë kur e gjithë bota energjinë e saj duhet ta përqendrojë në luftën kundër pandemisë.
Të hënën lideri i aleancës “Kaltër dhe Bardhë” Benny Gantz dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ranë dakord për aneksimin në muajin korrik të Luginës së Jordanit dhe Bregut Perëndimor, si pjesë e negociatave për “qeverinë e unitetit” e cila pritet të formohet në vend.