Frankurfti kthehet në stërvitje, përkundër koronavirusit

Eintracht Franfkurt është rikthyer në stërvitje përkundër përhapjes së madhe të koronavirusit në Gjermani.

Futbollistët e Frankfurtit kanë zhvilluar stërvitje të veçanta dhe me një numër të vogël lojtarësh, transmeton KOHA.

Siguria ishte aq e madhe, sa respektohej distanca prej më shumë se dy metrash.

Ashtu si të gjitha ligat evropiane, edhe Bundesliga është pezulluar deri të paktën më 30 prill.