Maqedoni/ Kumanova futet në karantinë nga sonte në orën 21 deri të hënën në 5 të mëngjesit do të jetë tërësisht e mbyllur

Me vendim të Qeverisë, Kumanova futet në karantinë

Informacioni i minutave të fundit është se Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur që gjatë fundjavës Kumanova të vendoset në karantinë. Nga sonte në orën 21 deri të hënën në 5 të mëngjesit Kumanova do të jetë tërësisht e mbyllur. Ndërsa çdo ditë tjetër nga ora 16 deri në 5 të mëngjesit do të jetë gjithashtu e bllokuar. Praktikisht do të vlejë ora policore për këtë rajon më herët nga rajonet e tjera.

Megjithatë, pavarësisht kësaj të gjithë ata që kanë leje për të shkuar në vendet e tyre të punës do të mund të lëvizin pa ndonjë problem. Vlejnë të njëjtat rregulla të parapara për orën policore.