Muja për Kurtin: Përformanca si kryeministër, si në përmbajtje ashtu edhe në personalitet, përfshijnë vlerat që i lartësoj tek figurat politike

Nga Armend Muja

Intervista e Albin Kurti – Qëndrimet e tij dhe përformanca si Kryeminister, si në përmbajtje ashtu edhe në personalitet, përfshijnë vlerat që i lartësoj tek figurat politike. Secila parti politike qe ka nje kandidat te ngjashem une do e mbeshtes. Ne duhet të jemi të pa-anshëm politikisht por edhe ti njohim meritat kur ato janë evidente.

Po e parafrazoj edhe njëherë një postim të mëhërshëm ‘Albin Kurti si Kryeministër është lajmi më i mirë për Kosovën që nga shpallja e pavarësisë Z.Kurti është një djalë i shtresës së mesme që ka ndërtuar një lëvizje me kurajon dhe intelektin e tij. Ky duhet të jetë në vehte fakt fuqizues për të gjithë që i përkasin shtresave të njejta shoqërore. Ai nuk është prodhim konjukturash biznesore e interesave klanore, për pasojë nuk i ka borxh askujt, nuk kontrollohet nga askush dhe asgjë nuk e parandalon të veproj në interes të shumicës. Ai ka kredenciale të shkëlqyeshme intelektuale, morale dhe patriotike dhe nuk do të jetë kokëulur e inferior para atyre që sfidojnë shtetësinë e Kosovës. Ky do të jetë një lehtësim për sedren e lënduar kombëtare’

Jam i bindur që ai tashmë ka vendosur standard të ri të politikanit në Kosovë. Potencialisht edhe një model të ri të pjestarit të kësaj shoqërie – lexoni, punoni, qëndroni besnik bindjeve tuaja dhe insistoni