VIDEO/ Bëhet viral seriali që “parashikoi” koronavirusin në vitin 2018

Teksa pandemia e koronavirusit vijon të perhapë ankth në të gjithë globin, shumë teori konspirative qarkullojnë në internet.

Libra të mbushur me profeci, dhe filma e dokumentarë që duket se i paraprinë situatës që po kalon bota, kanë pushtuar rrjetet sociale.

Së fundmi në qendër të vëmendjes ka ardhur një serial korean i vitit 2018, i quajtur, “My secret Terrius”.

Në të, mjekja ia pëshkruan pacientit koronavirusin si një infeksion që shkakton probleme të rënda në sistemin respirator. Sipas mjekes në serial, virusi i takon familjes SARS, MERS, dhe gripit të zakonshëm, por ka pësuar mutacion.

Në këtë serial po ashtu theksohet se virusi u krijua në laborator dhe ka një periudhë inkubacioni nga 2 në 14 ditë. /Opinion.al