Thirrje për solidaritet dhe ndihmë

Thirrje për solidaritet dhe ndhihmë për personat në nevojë, përkatësisht për personat mbi 65 vjeç.

Duke parë masat të cilat janë marrë për luftimin e epidemisë Covid-19 si izolimin e personave nëpër shtëpit e tyre si dhe ndalimin e qarkullimit të personave mbi 65 vjeç është mëse e udhës që të shtohet kujdesi ndaj personave në fjalë.

Familjar, shok, miq, fqinj nëse njihni dikë që është në mesin e këtyre personave ju lutem kontaktojeni dhe pyetni nëse ka nevoj për diçka. Ata mund të kenë të holla mirëpo ndalimi i daljes nga shtëpia ia pamundëson blerjen e gjërave që ju nevojiten. Andaj shoqëri e dashur të tregohemi sa më solidar me njëri-tjetrin që ta kalojmë këtë vështirësi sa më lehtë.
Nëse angazhohemi të gjith mesiguri do ta përballlojmë më leht këtë pandemi që po trondit botën.

Përveç kujdesit institucional, duhet ti gjindemi edhe ne pranë në këto momente si shoqëri civile.