Krasniqi: Rrena e Kurtit për “marrëveshje të fshehtë” u demantua brenda 24 orëve nga Shtëpia e Bardhë

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës nga radhët e PDK-së, Memli Krasniqi, tha se gënjeshtra që dje kryemi istri në largim Albin Kurti e tha në Kuvend se po rrëzohet shkaku i “një marrëveshje të fshehtë” nuk zfjati as 24 orë dhe u demantua pikërisht nga Shtëpia e Barshë.

Përmes një deklarate në faqen e tij në Facebook, zyrtari i lartë i PDK tha se mes gënjeshtrës së Albin Kurtit dhe qëndrimit zyrtar amerikan, shqiptarët më shumë i besojnë Amerikës.

Postimi i plotë :

Dje, në seancën e shkarkimit të tij, Albin Kurti disa herë gënjeu se po hiqej nga pozita e Kryeministrit sepse po e parandalonte një “marrëveshje të fshehtë mes Kosovës e Serbisë” dhe për këtë i akuzoi thuaja direkt SHBA-të dhe të dërguarin special të Presidentit Donald Trump, z. Richard Grenell. Kështu, në njërën anë i hidhte benzinë zjarrit anti-amerikan që e ka ndezur tash e sa vite në opinion tonë publik dhe në anën tjetër tentonte të shtirej sikur një “shpëtimtar” i Kosovës nga konspiracioni amerikan, i imagjinuar prej tij, kundër shtetit tonë. Po të mos ishte shumë i rrezikshëm ky narracion, për shkak të njerëzve të shumtë që ende i besojnë, do të ishte vetëm qesharak dhe do të merionte tallje e asgjë më shumë.
Por, ja që rrena e të shkarkuarit të djeshëm nuk zgjati as 24 orë të plota. Sot, në një Deklaratë të përbashkët të përfaqësuesëve të Shtëpisë së Bardhë, Departamentit të Shtetit dhe Ambasadës Amerikane në Kosovë, konkretisht z. Richard Grenell, z. Matthew Palmer dhe Ambasadorit Philip Kosnett, thuhet “Duam ta bëjmë të qartë se nuk ka marrëveshje të fshehtë për shkëmbime të tokave ndërmjet Kosovës dhe Sebisë, siç kanë spekuluar disa”.
Tani, më thuani, a po rren Albini, a po rren Amerika? Nëse duhet zgjedhur mes këtyre, secili shqiptar do të duhej t’i besonte Amerikës para cilitdo politikan, e le më Albinit.