Epidemiologu serb Tiodoroviq: Nëse i përballojmë dy javët e ardhshme, mund të presim rënie të theksuar deri në fund të prillit

Në këto momenti po mbahemi mirê, edhe pse nga dita në ditë ka më shumë të infektuar, dhe kemi shënuar edhe raste të vdekjeve. Java e ardhshme do të jetë e vështirë mirëpo nëse qëndrojmë të disciplinuar edhe 15 ditë, atëherë do mund të themi se jemi në rrugë të mirë, për ta mposhtur armikun e padukshëm-tha për Blicin, epidemiologu dr.Branislav Tiodoroviq, transmeton Ministria e Lajmeve.

Nëse i përballojmë dy javët e ardhshme, do të thotë se do të qëndrojmë mirë deri në fund të muajit prill, kur edhe pritet rënie e dukshme të atyre që janë të sëmurë me virus ndërsa në muajin maj do të kemi raste sporadike. Unë jam i vetdijshëm që është e vështirë të prognozohet, sidomos kur nuk keni të gjitha të dhënat, sepse ne tani kemi testuar numër të vogël njerëzish, të sëmurët rëndë, ndërsa tani kur kemi mundësinë e testimit masovik, do jemi në avantazh. Këtë tani po e bëjnë edhe Shtëpitë e shëndetit, gjithçka do të bëhet shpejtë-sqaron dr Tiodoroviq, transmeton Ministria Lajmeve.

Nëse i përballojmë dy javët e ardhshme, do të thotë se do të qëndrojmë mirë deri në fund të muajit prill, në muajin maj do të kemi raste sporadike.