Lajm i mirë, shërohet një pacient kosovar nga koronavirusi

11 raste të reja janë konfirmuar me COVID-19 në Kosovë, duke quar kështu numrin e të infektuar në 71.

Por një lajm i mirë sapo është bërë i ditur nga ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Ministri Vitia tha se po vazhdon puna 24 orëshe e MSh-së, IKSHPK dhe Klinikës Infektive.

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë

Sot me 25.03.2020 në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar tridhjetë e katër (34) mostra të marra të rasteve nga terreni dhe në Klinikën Infektive. Po vazhdon testimi i të gjithë kontakteve të identifikuara, të personave me COVID 19. Sot nga këto mostra tetë (8) prej prej tyre kanë rezultuar pozitive.

Në ndërkohë kemi rezultatin e parë NEGATIV të njërit nga pcientët me CODID 19 pozitiv. Nevojitet edhe testi kontrollues dhe me shpresë që do të kemi pacientin e parë të shëruar me COVID 19 në Kosovë.

Vazhdon puna përgjatë 24 orëve në MSH, IKSHP dhe Klinikën Infektive.

T’i ndihmojmë personelit shëndetësor

🙏

QËNDRONI NË SHTËPI!

MBANI DISTANCË ME NJËRI TJETRIN PËR 2 METRA!

NA NDIHMONI PAK QË TË JU NDIHMOJMË SHUMË!

Ju faleminderit për mirëkuptim!