Twitteri do të largojë lajmet e rreme dhe të dëmshme mbi koronavirusin

Twitteri do të largojë të gjitha postimet që rrezikojnë të shkaktojnë dëm përmes përhapjes së dezinformatave rreth koronavirusit Covid-19, ka bërë të ditur gjiganti i teknologjisë.

The Guardian raporton se ky vendim është ndërmarrë pas kritikave ndaj Twitterit për shkak të politikave të buta ndaj lajmeve të rreme, transmeton KOHA.

Tani, ky rrjet social thotë se, do të përdorë një përkufizim të ri më të gjerë të dëmit për të adresuar përmbajtjet që në mënyrë direkte shkojnë kundër udhëzimeve të autoriteteve të shëndetit në nivel global dhe lokal për shëndetin publik.