Pallaska: Kurti është frikacak dhe nuk ka guxim e as aftësi për qeverisur Kosovën

Juristi Dastid Pallaska në emisionin Pressing të T7, ka lëshuar akuza të rënda ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, duke e bërë përgjegjës për situatën politike të krijuar në vend. Pallaska tha se kryeministri nuk ka guximin e as aftësinë për të qeverisur, andaj edhe qëllimi i tij është të shkojë në opozitë.

“Ky kryeministër nuk ka as guximin as aftësinë për të qeverisur, dhe me këtë veprim dëshiron të kthehet aty ku është specializuar, në opozitë, sepse e ka kuptuar që më lehtë është të jesh në opozitë se në qeveri”, është shprehur Pallaska.

Tutje, Pallaska e ka quajtur Kurtin frikacak, duke thënë se nuk pati guximin ta shformojë qeverinë, andaj e detyroi LDK’në ta bëjë atë.

“Përgjegjës për këtë situatë është kryeministri i Kosovës. Shkarkimi i djeshëm ishte një akt lufte, i mirëllogaritur të cilin kryeministri e synoj. Kryeministri si frikacak që është nuk pati guximin ta shformojë vetë qeverinë por e detyroi LDK’në ta braktis atë”, ka thënë Pallaska.

“Albin Kurti e ka qëllim politike, të instalojë një degë në LDK”.

Gjithashtu Pallaska propozoi të bëhet një qeveri teknike sepse sipas tij, momentalisht nuk është koha për zgjedhje.

“Për dallim nga rasti i Haradinajt kur dha dorëheqje ne kishim një qeveri në dorëheqje, ndërsa sot është esenciale që veni të ketë një qeveri” , thotë avokati.

“Presidenti e ka diskrecionin ta pyesë partinë e dytë ta krijoj një qeveri teknike”.

Ndërsa për kryeparlamentaren, Vjosa Osmanin, juristi thotë se me votën e saj kundër rrëzimit të Qeverisë Kurti, ajo tregoi se nuk ka respekt për vetën e vet dhe për LDK’në.

“Është dëshpëruese vendimi i Osmanit, sepse po tregon që nuk ka respekt për partinë dhe veten e vet”, shtoi Pallaska.