Rama mesazh Bashës: Çdo luftë ka tradhtarë dhe dezertorë

Teksa ka folur në lidhje me situatën e krijuar nga koronavirusi, kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh dhe për kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Rama është shprehur gjatë një interviste televizive se “në çdo luftë ka tradhtarë dhe dezertorë, kështu që kjo është një tjetër provë që është luftë”.

Basha është shprehur më herët se masat e marra ndaj biznesit është kopjuar nga propozimet e PD, ndërsa Rama është thotë se kjo pikë diskutimi është e parëndësishme.

“Linckonl thoshte: Sikur mediokrit të mos grindeshin për të drejtën e autorit bota do të kishte shkuar shumë më parë. Për mua nuk ka pikë rëndësie kjo polemikë, thjesht është për të ardhur keq, që shfrytëzohet një logo e rëndësishme për të nxitur ndjenja dhe reagime që nuk janë ato që duhet të ketë i gjithë populli i bashkuar kur bën një luftë. të tjerat nuk ka asnjë problem”, tha Rama./ Opinion.al