Vuçiq shpall gjendje të jashtzakonshme, shkak koronavirusi

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq shpall gjendje të jashtëzakonshme, “Jeta mbyllet për të shpëtuar jetën tonë”

Presidenti Vuçiq sonte në një konferencë të jashtëzakonshme iu drejtua popullit të Serbisë. Ai me këtë rast shpalli gjendje të jashtëzakonshme në tërë Serbinë, e cila hyn në fuqi menjëherë. Vuçiq bëri të ditur që të gjitha shkollat do të mbyllen, poashtu do të ndërpriten shumë aktivitete, raporton Ministria Lajmeve.

“Nuk do t’i hapim shkollat me siguri deri në fund të vitit. Sa i përket programit shkollor, e kemi përgatitur. Do realizohet përmes kanaleve televizive RTS 3, RTS Planeta…”, paralajmëroi Vuçiq.

Sipas Vuçiq shpresa e vetme e Serbisë është Kina, duke akuzuar kështu Evropën për josolidaritet. Ai tha se ju ka drejtuar Presidentit kinez për ndihmë në të gjitha format, duke përfshirë edhe personelin mjekësor.

Sa i përket rezervave ushqimore, Vuçiq edhe njëherë bëri të ditur se Serbia i ka të gjitha gjërat ushqimore të nevojshme, dhe se shitoret do qëndrojnë hapur dhe se nuk ka nevojë për panik.
“ Nga nesër ushtria zbarkon në të gjithë vendin, ata do ruajnë të gjjtha spitalet, ku nuk do kenë qasje për të gjithë. I lus të gjithë shtetasit e huaj mos të vijnë në Serbi përveç vëllezërve kinez të cilët i presim për të na ndihmuar. Të gjithë shtetasit e Serbisë që do të hyjnë në Serbi do të karantinohen 14 ditë ndërsa ata nga Italia 28 ditë. Kush nuk i rrespekton rregullat në këtë situat do të dënohet me 3 vite burg” deklaroi Vuçiq ministrialajmeve.com