Nga nesër në Sërbi mbyllen kufijt, shkollat, kafiterit, ushtria kontrollon situatën

Si pjesë e luftës kundër epidemisë së virusit korona, Presidenti serb Aleksandar Vucic shpalli ngjendje të jashtëzakonshme në tërë territorin e Serbisë, përcjell rtvpresheva.com

Bazuar në Kushtetutën e Republikës së Serbisë, dhe në përputhje me dispozitat e Kushtetutës, nenin 5 të Kushtetutës, unë informoj se ne kemi marrë vendim që të shpallim gjendje të jashtëzakonshme në të gjithë territorin e Serbisë. Ne nuk e kemi marrë lehtë vendimin për gjendjen e jashtëzakonshme, sepse ai është marrë në rrethana të jashtëzakonshme – shpjegoi Presidenti i Serbisë.

Siç tha ai, që prej nesër nuk ka shkollë, as kopshte dhe fakultete, nuk ka stërvitje, sport, palestra .. gjithçka është e mbyllur.

Nuk ka nevojë të shpjegohet pse, palestrat janë vendet më të këqija për t’u infektuar. Kufizimi i funksionimit të restoranteve, kafeneve, me një kohë shumë të shkurtër. Jeta po mbyllet, për të shpëtuar jetën tonë. Shkollat me siguri nuk do të hapen deri në fund të vitit – tha Vuçiç.

Ai shton se sot është dita më e keqe për Evropën, me siguri që nga Lufta e Dytë Botërore, dhe se 368 njerëz kanë vdekur në Itali, gati 200 në Spanjë, dhe në shtete të tjera numri i të vdekurve është duke u rritur në mënyrë dramatike.