Mustafa, bënë thirrje tek gjithsecili të ndërmarrë masat e rekomanduara nga ekspertët e shëndetësisë

Kryetari i Këshillit Kombëtar Ragmi Mustafa përmes një postimi në profilin e tij zyrtarë Facebook, i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Luginës së Preshevës që të mos injorojnë situatën që ka shkaktur së fundmi koronavirusi, përcjell Ministria Lajmeve.

Ai ka epeluar tek qytetarët e këtyre komunave që të merren masat për të parandaluar virusin nga eskpertët e shëndetësisë, dhe në të njejtën kohë të ruajnë qetësinë, ka shtuar Mustafa.

Postimi i plotë :

Të dashur bashkëqytetarë të Luginës së Preshevës

Lugina e Preshevës tashmë është e rrethuar nga vendet që janë prekur nga virusi koronar COVID-19 dhe kanë marrë masat e nevojshme pas shpalljes si pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë.

Komuna e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës në mungesë të institucioneve shëndetësore të specializuara për t’u përballë me infeksionet e rrezikshme. Është e rëndësishme që të kujdesemi për parandalimin e koronavirusit, por po aq e rëndësishme, është të ruajmë edhe qetësinë.

Duke mos injoruar situatën e krijuar përreth, bëj apel tek gjithsecili të ndërmarrë masat rekomanduara nga ekspertët e shëndetësisë. Duke mbrojtur veten, të mbrojmë edhe të tjerët nga përhapja e këtij rreziku.

Apeloj tek të gjithë bartësit e institucioneve lokale në Luginën e Preshevës të jenë në nivelin e detyrës dhe nevojës së kohës.