4 raste rë reja me koronavirus në Kosovë

Numri i të infektuarve me Corona Virus është rritur gjatë ditës së sotme edhe për 4 raste të reja, gjithsej deri më tani kemi nëntë të infektuar.

Sipas gazetarit të RTK që po raporton nga Qendra Universitare Spitalore, janë katër raste të reja të cilat kanë rezultuar pozitiv pas testimeve që iu bën më shumë se 70 mostrave.

Të premten u raportuan rastet e para në Klinë dhe Viti. Pastaj të shtunën në mbrëmje dolën edhe rastet e reja në Komunën e Malishevës. Të tri këto qytete janë në karantininë.

Qeveria e Kosovës ka ndarë 10 milionë euro për t’i bërë ballë virusit që është përhapur në shumicën e vendeve të botës.

Sot është njoftuar se Qeveria ka vendosur të shtyjë pagesat e kësteve të kredisë dhe ka marrë edhe masa tjera për t’u përballur me këtë situatë.

Koronavirusi ka prekur shumicën e vendeve të Europës përfshirë edhe vendet e rajonit, si Shqipëria, Maqedonia e Serbia.

Koronavirusi nisi në Wuhan të Kinës ku fillimisht virusi ishte përcjell nga shtazës e më vonë kaloi edhe te njeriu. Ende s’është gjetur vaksina me të cilën do të parandalohej shpërndarja e virusit. Për t’u mbrojtur nga ky virus kërkohet të mos kini kontakte me njerëz, të mos qëndroni në ambiente të mbyllura dhe t’i kushtoni kujdes higjienës, duke përfshirë larjen e shpeshtë të duarve.

Deri më tash, shumica e të prekurve me koronavirus janë shëruar. Kanë pasur probleme vetëm të moshuarit dhe ata që kanë pasur edhe më herët probleme shëndetësore.