IBRUFEN të Coronavirusi,sa rrezikojmë?

Ibuprofeni hyn në grupin e ilaçeve antiinflamatore dhe josteroidale. Shumica e njerëzve janë të familjarizuar me ibuprofenin si një bar analgjezik por gjithashtu efektiv për lehtësimin e inflamacionit.

Tani lexoj “injorant” në fushën e mjeksisë që marrin guximin dhe dalin e flasin se si ky bari ndikon në shumëzimit e viruseve dhe për pasojë vdekjen e personave.

Është tërësisht lajm i pakonfirmuar dhe as që duhet të merret me seriozitet edhe nëse një Klinike apo një mjek ka nxjerrë këto dyshime.Eshte dhe mund të jetë luftë në mes firmave farmaceutike ose prodhuesve që në nuk kemi nevojë tw biem në këtë lojë.

Ka disa raste ku unë punoj që pikërisht paracetamoli ka qenë me efekte fatale në jetën e fëmijëve por kjo kurrë nuk mund të merret si rregull.

Mos bini pre e lajmeve të rrejshme qoftë edhe gazetave e të mos flas të “injoranteve” që se kan haberin në fushën e mjeksisë.

Ne fund te fundit jane 100 arsye perse Coronavirusi do jete i rrezikshem ose jo dhe e fundit mund te jete perdorimi i Ibobrufenit.
Është mjek i që do e vlerëson terapinë që do të merrni në rastin e infeksionit ku padyshim mund të bëj pjesë edhe Ibuprofeni.

Ruaje gjakftohtesine dhe merrni keshilla nga njohesit e fushes e farmacistet e nderuar e jo nga ata qe vuajn te bejme lajme te tilla sensacionale.

#DrIsmailLutolli