Del në dritë libri “Baza e të dhënave – Database”

Raport mbi vlerësimin e numrit të njerëzve me aftësi të kufizuara që jetojn në komunën e Preshevës, gjendja aktuale, sfidat, mundësitë, pritshmërit dhe kufizimet.

Ky libër do ti shpërndahet të gjithë partnerëve që bashkëpunojn dhe veprojn në projekte të përbashkëta me Drejtorin për Inkluzion, bibliotekën e qytetit dhe institucioneve të vetqeverisjes lokale.

Në kuadër të librit janë paraqitur të dhëna konkrete të hulumtimit shkencor që është realizuar gjatë vjeshtës së vitit 2019 nga bashkëpuntorët profesional në teren lidhur me njerëzit me aftësi të kufizuara në Preshevë. Po ashtu aty paraqiten fazat konkrete të bashkepunimit, mosbashkëpunimit të instituconeve, paraqitja mediale dhe e zyrtarëve si dhe pjesa e Rekomandimeve dhe Konkluzioneve që janë pjesa që këshillohen të merren për bazë gjatë hartimit të politikave sociale nga pushteti lokal në Preshevë.

Autor : Shkëlzen Limani