Italia mbyll shkollat dhe universitetet në të gjithë vendin

Italia po merr masa ekstreme në kuadër të përpjekjeve për t’i bërë ballë sëmundjes së koronavirusit.

Përballë kësaj emergjence, që deri tani në këtë vend ka lënë 79 viktima, qeveria konfirmoi mesditën e kësaj të mërkure vendimin për të mbyllur shkollat e të gjitha niveleve në mbarë vendin. Ky vendim është i vlefshëm edhe për të gjithë universitetet, transmeton VizionPlus.

Mbyllja do të jetë në fuqi tani për tani deri në mesin e muajit mars.

Situata në këtë vend është jo pak shqetësuese duke qenë se tashmë të gjitha rajonet kanë persona të infektuar.

Pritet që në orët në vijim nëpërmjet një dekreti të dyte mbi gjendjen e emergjencës , qeveria e Contes të ndërmarrë të tjera masa të forta në këtë situatë problematike.