Turqia nuk ndalet, bombardon aeroportin ushtarak Nayrab që përdorej nga Asad

Forcat e Armatosura të Turqisë (TSK) të cilat u kundërpërgjigjen sulmeve të regjimit të Bashar al-Asadit, bënë të papërdorshëm aeroportin ushtarak Nayrab në Halep të Sirisë i cili përdorej nga regjimi i Asadit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Aeroporti ushtarak Nayrab në pjesën e jashtme të qendrës së Halepit, njihej si një prej bazave që regjimi i Asadit përdorte shpeshherë në sulmet e tij kundër elementëve të TSK-së në Idlib dhe ndaj civilëve.
Pas goditjeve që TSK-ja kreu dje nëpërmjet dronëve të armatosur dhe mjetëve të tjera mbështetëse të zjarrit, aeroporti ushtarak Nayrab u dëmtua rëndë dhe u bë i papërdorshëm.

Ushtria e regjimit kishte transferur në Nayrab pajisjet dhe mjetet ajrore nga aeroporti ushtarak Kuweires në lindje të Halepit i cili u vendos në objektiv nga TSK-ja ditë më parë.

Burimet lokale theksojnë se fushëveprimi i regjimit është kufizuar edhe më shumë pasi aeroporti ushtarak Nayrab është bërë i papërdorshëm.

Kujtojmë që gjatë ditës forcat turke rrëzuan edhe dy avionë të tipit SU-24 të regjimit të Assadit.