Ndërron jetë në moshën 97-vjeçare Vito Kapo

Një nga figurat kryesore të regjimit komunist në Shqipëri, Vito Kapo ka ndërruar jetë në moshën 97-vjeçare.

Ajo ishte e veja e Hysni Kapos, njeriu më i pushtetshëm gjatë diktaturës komuniste pas Enver Hoxhës dhe Mehmet Shehut.

Vdekja e Vito Kapos vjen tre ditë pasi ka ndërroi jetë Nexhmie Hoxha, gruaja e ish-diktatorit Enver Hoxha. Ato kanë qenë bashkëluftare gjatë LANÇ-it dhe më pas, në rangjat më të larta të pushtetit në vitet e diktaturës. Megjithatë Vito Kapo nuk ka qenë anëtare e Byrosë Politike por anëtare e Komitetit Qëndror të PPSH-së.

Ajo ka mbajtur postin e Ministres së Industrisë në 1987-1990, në vitet e fundit të diktaturës dhe para nisjes së pluralizmit. /opinion.al/ministrialajmeve.com