Fatmir Limaj nuk ia ktheu Qeverisë Iphone 7 (dokument)

Kryetari i Nismës Social Demokrate, Fatmir Limaj vazhdon ende ta mbajë telefonin që e kishte blerë me para të buxhetit të shtetit.

Një telefon të mençur, të tipit Iphone 7, ish zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj e kishte përdorur gjatë mandatit të kaluar, por ai ende nuk e ka kthyer këtë.

Përmes kërkesës për qasje në dokumente publike, kallxo.com ka marrë emrat e të gjithë stafit politik të zyrës së ish kryeministrit Ramush Haradinajt që nuk i kanë kthyer pajisjet që janë blerë nga buxheti i shtetit për nevojat e tyre.

Në këtë listë figuron edhe emri i Fatmir Limajt.

Qeveria në të cilën ka punuar Limaj, e ka përfunduar mandatin me 3 shkurt të këtij viti.

Përveç Limajt, janë edhe disa emra të tjerë që nuk i kanë kthyer telefonët e laptopët.