“Do të ketë dekrete për shpartallimin të grushtit të shtetit”

Presidenti Meta paralajmëron nxjerrjen e disa dekreteve për atë që ai e quan “shpartallim të grushtit të shtetit”.

Pasi zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi, njoftoi për takimin e Presidentit me kreun e opozitës Lulzim Basha, në një postim tjetër ai paralajmëron nxjerrjen e disa dekreteve.

“Parlamentin do e shpërndajë populli. Presidenti vetëm do zbatojë vullnetin e tij. Dhe dekretin për kthimin e ligjit për grushtin e shtetit do e vendosë populli. Presidenti vetëm do e firmosë në emër të tij. DO KETË DISA DEKRETE PËR SHPARTALLIMIN E GRUSHTIT TË SHTETIT. BËNI DURIM! DEKRETET DO T’I ZBATOJË POPULLI SHQIPTAR!”, shkruan ai. /opinion.al