Komuna e Preshevës apel për qyetarët, brenda 48 orëve të ardhshme pritet të ketë ndryshim drastik të motit

Ndryshime të përnjëhershme të motit do të ketë në vendin tonë.

Sipas parashikimit të sinoptikëve, brenda 48 orëve të ardhshme pritet të ketë ndryshim drastik të motit, duke filluar me shfaqjen e erërave të forta me shpejtësi deri më 17m/s, të cilat kryesisht do të vijnë nga veriu.

Poashtu do të ketë edhe rënie të temperaturave, por edhe mundësi e reshjes së borës 5 deri në 20cm, sidomos në viset malore.

Luten qytetarët e komunës sonë që t’i bëjnë përgatitjet e duhura dhe të bëjnë furnizimet e nevojshme, që këto dy ditë të tejkalohen me sa më pak vështirësi.