Rriten pensionet në Maqedoninë e Veriut

Vendimi i Qeverisë për t’i rritur pensionet dy muaj para zgjedhjeve nuk duhet të kuptohet si përpjekje për blerjen e votave nga pensionistët, por se kjo është si rezultat i reformës në Fondin pensional, thotë Carovska.

Raporti mes të punësuarve dhe pensionistëve për momentin, sipas drejtorit Shaip Zeneli, është 1.8 të punësuar që sigurojnë të ardhura mujore për një pensionist. Vrima buxhetorë në Fondin Pensional do të zhduket vetëm nëse ky raport do të ishte tre të punësuar për një pensionist.

Pak më shumë se 300 mijë pensionistë do të marrin rritje prej 700 denarëve në pensionet e tyre. Llogaritë thonë se për këtë rritje të pensioneve nga buxheti do të duhet të ndahen rreth 4 milionë euro shtesë në muaj, ndërsa në nivel vjetor kjo shumë shkon në 46 milionë euro. Paraprakisht rritje të pensioneve kishte kah mesi i vitit të kaluar, kur pensioni minimal u rrit për 36 denarë, ndërsa ajo mesatare me 63 denarë. Për momentin, pensioni mestar në vend është 15.500 denarë, shkruajnë mediat shqiptare.