El Cheka: Djali i Myftiut të Maqedonisë ka gisht në vrasjen e Harun Aliut

Ekipi i gazetës Lajm dhe Lajm.tv ka udhëtuar nga Nju Jorku në Çikago për të zhvilluar një intervistë ekskluzive me heroin e internetit, siç e quajnë për guximin e treguar, Sheqerim Ahmedin-El Chekën. Në këtë intervistë ai ka hedhur në shesh gjëra ekskluzive që nuk ka përmendur deri tani. Në video intervistën që mund ta përcillni më poshtë, mund të dëgjoni rrëfimin e El Chekës për bisedat telefonike që ka pasur me ish prokuroren Katica Janeva, e cila i ka treguar se kush e inskenoi rastin e Lagjes së Trimave në Kumanovë. El Cheka flet edhe për vrasjen e Harun Aliut me shokë, duke përmendur edhe emra të personave që thotë se e kanë ekzekutuar, e për të cilët thotë se ka dëshmitarë që janë të gatshëm të flasin në opinion.