Vetëvendosje: Glauk Konjufca nuk jep dorëheqje

Zgjedhja e kryeparlamentarit nga ana e Vetëvendosjes, është konsideruar si njëra ndër pengesat kryesore të mos arritjes së koalicionit me LDK-në.

Në media është raportuar se sot pritet që të dorëhiqet nga kjo pozitë, Glauk Konjufca.

Mirëpo nga Lëvizja Vetëvendosje kanë thënë se nuk pritet dorëheqja e Konjufcës dhe nuk ka asnjë arsye për një veprim të tillë.

Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin, anëtarja e kryesisë së LVV-së, Arbërie Nagavci.

“Nuk është i vërtetë që Glauku do të japë dorëheqje, nuk ka asnjë arsye për këtë”, u shpreh Nagavci.